Policja vret një burrë që po mundohej të grabiste një bankë në Split

Një skenë sikur në filmat hollivudian është parë sot në rrugët e shtetit kroat.
Një mashkull i ri ka humbur jetën pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë, përpara bankës Erste në Split.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, burri që po përpiqej të grabiste bankën ka sulmuar një policie, e cila iu kundërvë me armë zjarri, raporton index.hr.
Policia ka rrethuar zonën e gjerë të ngjarjes, ndërsa trafiku në rrugën Gunduliçeva, një nga rrugët kryesore në qendër të Splitit, është bllokuar që nga ora 12:30.
Ndërtesa e bankës Erste ndodhet vetëm 10 metra larg gjykatës komunale dhe të rrethit, dhe rreth 30 metra nga ndërtesa e Drejtorisë së Policisë së Split-Dalmacisë.
Ndryshe, policia ka njoftuar se do të japë informacion zyrtare shumë shpejt. /Telegrafi/