Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy persona

Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy persona

MPB ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Resnjë-Manastir ku humbën jetën dy persona.

“Më 18.08.2025 rreth orës 12:50, në Stacionin Policor -Resnjë është pranuar informacion se në rrugën magjistrale Resnjë-Manastir, në vendin e quajtur “Sleçishte”, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Ohrit, i drejtuar nga P.N. (20) nga Ohri dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga P.K. (52) nga Republika Federale e Gjermanisë.

Nga lëndimet e pësuara, në vendngjarje ndërroi jetë vozitësi P.K., ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen. Vozitësi P.N. dhe bashkudhëtari i tij D.S. (19) nga f. Leskoec, rrethi i Ohrit, u transportuan në Spitalin Klinik të Manastirit, ku tek P.N., mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa tek D.S. u konstatuan lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Resnjë.

MARKETING