Policia e Tetovës me detaje për vdekjen e vajzës 30-vjeçare në Spitalin e Tetovës

Më 10.08.2025 në ora 03:20 në SPB Tetovë, J.S. nga fshati Kopanicë e Tetovës, ka raportuar se në Repartin Infektiv të Spitalit Klinik Tetovë është hospitalizuar S.S. (30) nga fshati Kopanicë, anëtare e familjes së tij e cika shpejt ka ndërruar jetë. Sipas raportimit, ajo ishte pranuar për trajtim spitalor një ditë më parë në ora 19:00 dhe gjoja, sipas thënieve të tij, nuk i është ofruar ndihma e duhur mjekësore, pas së cilës ka ndërruar jetë. Punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje dhe lidhur me raportimin është formuar një ekip për hetimin e ngjarjes, i cili do të udhëhiqet nga prokurori publik në bashkëpunim me një ekip nga SPB Tetovë.