Policia arreston tetë persona për drogë, në mesin e tyre dy të mitur nga Shkupi dhe Tetova

Policia arreston tetë persona për drogë, në mesin e tyre dy të mitur nga Shkupi dhe Tetova

Policia arrestoi gjashtë persona në Shkup në mesin e të cilëve njëri është i mitur. Po ashtu edhe në Tetovë, policia për drogë arrestoi një person dhe një të mitur.

“Dje në ora 21:50 në Tetovë, policët arrestuan G.S (36) dhe një të mitur për drogë”, thuhet në raportin policor të MPB-së.
Në Shkup arrestimet janë në disa lokacione.

“Dje në ora 21:25 para një kazino në Gjorçe Petrov, zyrtarët policorë arrestuan F.A (33) nga Shkupi për drogë. Në ora 20:35 në Qendër, policët arrestuan një të mitur nga Shkupi për shkak se tek ai është gjetur marihuanë. Në ora 1:15 në Aerodrom të Shkupit, policët arrestuan A.T (21) nga Shkupi për drogë. Në ora 2:00 në Karposh, policët arrestuan M.B (27) dhe S.I (21) nga Shkupi për drogë. Po ashtu në ora 23:50 në Gjorçce Petrov zyrtarët policorë arrestuan H.P (20) nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate.

MARKETING