Po performonte në diskotekën në Koçan, këngëtari Vlladimir Bllazhev ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit

Po performonte në diskotekën në Koçan, këngëtari Vlladimir Bllazhev ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë. Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit ADN.

Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për daljet.

Sipas pamjeve nga koncerti të shpërndara në rrjetet sociale, teksa grupi është duke kënduar, i shoqëruar me fishekzjarre skenike, një strukturë në tavan fillon të digjet, brenda pak sekondash ata tentojnë ta shuajnë zjarrin me mjete për shuarje, gjatë së cilës në mikrofon dëgjohet një zë që thërret “Të gjithë largohuni”.

MARKETING