Plenkoviqi për sulmin terrorist në veri: Kjo situatë s’mund të kalojë pa reagim nga BE-ja

Plenkoviqi për sulmin terrorist në veri: Kjo situatë s’mund të kalojë pa reagim nga BE-ja

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se ngjarja që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit nuk mund të kalojë pa reagim.
Kështu deklaroi ai teksa po hynte në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Ndërsa pyetet për sanksionet ndaj Serbisë pas agresionit në Kosovë ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, Plenkoviqi theksoi rëndësinë e reagimit nga Bashkimi Evropian.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim, që është mirë, javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është reagimi i BE-së, do të presim një raport se si do të reagojnë në këtë incidentin e rëndë dhe këtë minikrizë që ndodhi në Banjskë. Nuk mund të kalojë kjo situatë pa reagim”, u shpreh Plenkoviq. Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent.

Takimi i tretë i tillë organizohet për t’u dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë.

MARKETING