Plenkoviq kërkon politikë më të ‘balancuar’ të BE-së ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian “duhet të ketë politika më të balancuara” ndaj Kosovës, ka thënë Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pas takimit të liderëve të BE-së, ku u kërkua shtensionimi i situatës në pjesën pjesën veriore të Kosovës.

Shtensionimi, tha ai, duhet kërkuar “edhe nga pala serbe”, tha kryeministri kroat, “ngase ne e pamë në çfarë mënyra dhe kush sulmoi KFOR-in dhe EULEX-in”.

Plenkoviq kërkoi që situata të stabilizohet në veri të Kosovës, dhe të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat të banuara me shumicë serbe.

“Mesazhi që pata sot ishte një qasje më balancuese, dhe jo një lloj të presionit që do të ishte më efektive ku vetëm njërës palë i bëhet presion”, tha Andrej Plenkoviq.

Liderët e shteteve dhe qeverive të BE-së nga samiti i 30 qershorit në Bruksel kërkuan një deeskalim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe paralajmëruan “pasoja negative” nëse kjo nuk ndodh.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe që Bashkimi Evropian i ka theksuar tashmë më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushte për Zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi i deeskalimit të tensionit do të ketë pasoja negative”, nënvizuan liderët në konkluzionet e miratuara./REL

MARKETING