“Plani i Rritjes”, Pisonero: Vendet e rajonit dorëzuan agjendën

“Plani i Rritjes”, Pisonero: Vendet e rajonit dorëzuan agjendën

Të gjitha shtetet nga rajoni me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, kanë dorëzuar propozim agjendat e tyre reformuese deri te Komisioni Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pisonero tha se tani Komisioni punon në miratimin e agjendave reformuese si dhe në përgatitjen e marrëveshjeve në bazë të të cilave shpejti do të bëhet edhe pagesa e fondeve të mara në korniza e planit për rritje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Pasi vendet anëtare më 11 tetor dhanë mendim pozitiv për agjendat reformuese që u dorëzuan nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, Komisioni tani do të kalojë në hapin e radhës, miratim formal të agjendave reformuese. Kjo me shumë mundësi do të ndodhë së shpejti. Këto marrëveshje duhet të nënshkruhen dhe ratifikohen nga vendet anëtare, e për këtë, caktimi i afatit kohor nuk është 100% në duart tona. Por pritshmëritë janë se pagesat janë të mundura shumë shpejt”, deklaroi Ana Pisonero – Zëdhënëse e KE-së.

MARKETING