Petkoviq: Kosova po fshihet prapa Kushtetueses, s’e ka ndërmend ta formojë Asociacionin

Petkoviq: Kosova po fshihet prapa Kushtetueses, s’e ka ndërmend ta formojë Asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Kosova nuk e ka ndërmend ta lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke u fshehur prapa Gjykatës Kushtetuese.

E sipas tij, kjo po përdoret si taktikë nga Kosova për ta gënjyer apo mashtruar Bashkimin Evropian.

Petkoviq, duke u referuar në deklaratën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Ceku, i cili ka thënë në T7 se Asociacioni edhe mund të formohet, por më pas menjëherë do të bie poshtë pasi të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

E kjo sipas serbit Petkoviq, s’do të funksionojë.

MARKETING