Pesë të vd’ekur nga reshjet rekord të borës në Korenë e Jugut
Pesë persona thuhet se kanë vdekur nga reshjet e borës që përfshiu Korenë e Jugut, me kryeqytetin e saj Seulin që po përballet me reshje të mëdha bore.
Bëhet e ditur se rreth 142 fluturime nga Seuli janë anuluar pasi vendi po përballet me ditën e dytë të temperaturave të ngrira dhe 76 linja tragetesh janë pezulluar.
Një tjetër person ka humbur jetën në një aksident trafiku pasi një autobus ka rrëshqitur në një rrugë me akull.
Siç raportohet, aeroporti Incheon në Seul ishte më i prekuri nga moti ekstrem pasi pasagjerët u përballën me vonesa mesatarisht rreth dy orë.
Megjithatë, që nga dita e sotme, kushtet duket se po lehtësohen pasi zyrtarët e motit kanë hequr tashmë paralajmërimet për borë të dendur në zonën metropolitane të Seulit. /Telegrafi/