Pesë të vdekur në Australi nga dallgët gjigante

Pesë të vdekur në Australi nga dallgët gjigante

Të paktën pesë persona u mbytën pasi dallgët e mëdha goditën disa pjesë të Australisë gjatë fundjavës së Pashkëve. Dy të tjerë janë zhdukur në brigjet e New South Wales dhe Victoria.

Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathra në Uellsin e Ri Jugor. Ditën e djeshme një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur në ngjarje të ndara në shtet.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë që u përfshi nga ujërat pranë Sidneit.

Të premten, një grua u mbyt dhe një burrë u zhduk pasi grupi i tyre u përfshi nga një stuhi në San Remo, Victoria. Të gjitha shtetet lindore të Australisë janë goditur nga dallgë të rrezikshme, raporton BBC.

Në 10 vitet e fundit, të paktën 630 persona janë mbytur në plazhe ku nuk ka shpëtimtarë.

MARKETING