Pesë të arrestuar për drogë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar

Pesë të arrestuar për drogë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur pesë arrestime, dy prej të cilave në Shkup, të tjerët në Tetovë dhe Gostivar. Tre arrestime ishin për shkak të një lënde pluhuri të gjetur, për të cilën policia dyshonte se ishte drogë dhe rasti i Tetovës ishte për shkak të marihuanës. “Në ora 23:00 në zonën e Qendrës, AA (20) nga Shkupi është privuar nga liria nga ana e zyrtarëve policorë, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri. Në ora 02.15 të natës në zonën e Karposhit, nga ana e zyrtarëve policorë është privuar nga liria V.M.(26) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në rajonin e pollogut gjatë një bastisjeje janë arrestuar tre persona, dy nga Tearca e Tetovës dhe njëri nga Gostivari.
“Dje në ora 21:05 në Tetovë, policia ka ndaluar A.M.(42) dhe A.F.(32), të dy nga fshati Tearcë, Tetovë, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Në ora 21:30 në Gostivar, MM (27) nga Gostivari është privuar nga liria nga ana e policisë pasi i është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri”, shton MPB. Pas dokumendimit të rastit do të ngrihen padi penale.

MARKETING