Pesë kilogram drogë dhe 75 mijë euro në furgon, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Pesë kilogram drogë dhe 75 mijë euro në furgon, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali mbrëmjen e 2 shkurtit.

Policia arrestoi një 42-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të dyshuar për trafik drogë në sasi të mëdha.

Dy shqiptarët të cilin ishin duke lëvizur me një furgon janë ndaluar nga policia dhe menjëherë kanë shfaqur shenja intolerance dhe nervozizmi të pajustifikuar.

Nga kontrolli i mjetit, u bë e mundur gjetja e 5 pako me heroinë dhe kokainë të fshehura në papafingon e kabinës së shoferit.

Po ashtu u gjetën dhe para cash, që arritën vlerën e 73.205 euro.

Të arrestuarit janë shoqëruar në burgun e Barit dhe një pritje të njohjes së masës paraprake.

MARKETING