Pesë fëmijë të vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës

Pesë fëmijë të vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës

Pesë fëmijë palestinezë u vranë të shtunën në një sulm ajror izraelit që kishte në shënjestër shtëpinë e familjes së tyre në qytetin e Gazës, në veri të enklavës.

Zyrtarët mjekësorë konfirmuan për Anadolu se fëmijët humbën jetën kur forcat izraelite bombarduan shtëpinë e familjes Mashharawi në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës.

Sulmi është pjesë e një ofensive të vazhdueshme izraelite që është intensifikuar ditët e fundit.

Ndërkohë, një tjetër sulm ajror izraelit goditi perëndimin e Rafahut në jug të Gazës. Raportet e para nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave nga ky sulm, raportoi një korrespondent i Anadolu.

Më herët të shtunën, bombardime të rënda izraelite kishin në shënjestër shtëpi dhe toka bujqësore në qytetin e Gazës.

Më shumë se 700 palestinezë janë vrarë dhe mbi 900 janë plagosur në një sulm të beftë ajrore nga Izraeli mbi Gaza që nga e marta, duke shkatërruar një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që ishte vendosur në janar.

Që nga tetori i vitit 2023, gati 50.000 palestinezë janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 112.000 janë plagosur në një ofensivë brutale ushtarake izraelite mbi Gaza.

MARKETING