Përshkallëzohet zjarri në objektin e biznesit në Zonën Industriale në Prishtinë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një objekt biznesi në Zonën Industriale të Prishtinës gjatë mbrëmjes së së enjtes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e zjarrit, por sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, duke përfshirë një pjesë të madhe të objektit.
Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po punojnë intensivisht për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe njësitë hetimore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të flakëve.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën deri në përfundimin e intervenimit dhe hetimeve.