Përplasja me Trump, kryeministri polak Tusk mbështet Zelenskyn: Nuk jeni vetëm

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk i ka dhënë mbështetje publike presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e tij, J.D. Vance në Shtëpinë e Bardhë sipas mediave ndërkombëtare.
Tusk e ka shprehur mbështetjen përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social “X”:
“Të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm” ka shkruar ai.