Përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Hama të Sirisë vazhdojnë

Përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Hama vazhdojnë, teksa zjarret për shpërthejnë në të gjithë Sirinë perëndimore, raporton Anadolu.
Siria që tre ditë po lufton me zjarre pyjore në shkallë të gjerë në provincat Hama, Homs, Tartus dhe Latakia, të cilat po shkaktohen nga nxehtësia ekstreme që ka përfshirë vendin.
Pavarësisht mbështetjes nga helikopterët e ushtrisë siriane, përpjekjet për shuarjen e zjarreve po pengohen rëndë nga erërat e forta, terreni i rëndë dhe burimet e kufizuara të ujit.
Ministri sirian i Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed al-Saleh, tha se zjarret në shumë zona ishin vënë nën kontroll dhe se ekipet e zjarrfikësve, njësitë e mbrojtjes civile dhe vullnetarët po vazhdonin përpjekjet e tyre të reagimit pa ndërprerje.
Ai theksoi se mbetjet e regjimit të përmbysur po kryejnë fushata shpifjesh duke pretenduar se përpjekjet për shuarjen e zjarreve ishin të pamjaftueshme. Sipas tij, pretendimet se ministria nuk ka ndërhyrë në zona të caktuara janë plotësisht të pabaza dhe e përshkroi situatën si pjesë të një fushate serioze dezinformimi në mediat sociale.