Pero Antiq vazhdon të mbetet në krye të federatës së basketbollit

Pero Antiq vazhdon të mbetet në krye të federatës së basketbollit

Legjenda e basketbollit vendor, Pero Antiq vazhdon të mbetet në krye të Federatës së basketbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme. Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot, Antiq mori besimin e delegatëve edhe për një mandat tjetër të udhëheq me federatën e basketbollit. Kundërkandidat për këtë post Antiq nuk kishte dhe fitoi 40 vota pro nga 41 që ishin prezent në këtë Kuvend. 40 vjeçari e mbylli karrierën në vitin 2018 te skuadra e Cërvena Zvezdës dhe pas pensionimit u emërua kryetar i Federatës së basketbollit vendor, duke zëvendësuar Petar Naumoskin.

MARKETING