Përmbytjet shkatërrojnë fermat dhe bujqësinë në Shqipëri, humbje deri në 150 milionë euro
Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori në Shqipëri. Rreth 150 mijë euro dëme për fermat me serra perimesh dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg janë humbjet e një fermeri në Lushnjë.
Sipas ekspertëve, dëmet totale për sektorin bujqësor shkojnë deri në 150 milionë euro, ndërsa humbjet për eksport mund të arrijnë deri në 63 milionë euro.
Në disa qarqe si Fier, Berat dhe Korçë, janë shkatërruar hektarë të tërë drithërash, perimesh dhe pemëtore, duke krijuar një ngarkesë financiare për fermerët dhe ekonominë kombëtare. Eksportet e frutave dhe perimeve pritet të bien me 20-30%, duke pasur ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka filluar mbledhjen e të dhënave për dëmet, por shumë fermerë po përballen me humbje të papërballueshme, ndërkohë që mbështetja financiare nga shteti mbetet e pamjaftueshme.

