Përmbytjet në Teksas, shkon në 67 numri i viktimave nga fatkeqësia natyrore

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në Teksasin qendror, ndërsa numri i të vdekurve është rritur. Mediat amerikanë raportojnë 67 persona të vdekur nga përmbytjet katastrofike për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të premten në mëngjes. 21 janë fëmijë mes viktimave.
Por kjo shifër mund të rritet, pasi shumë persona janë ende të humbur dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse janë në vend, përfshir edhe ushtrinë, pa harrruar edhe forca vullnetare. Por nga ora në orë ulen shpresat për gjetjen gjallë të tyre.
Nivelet e lumenjve në zonat e Teksasit qendror të prekura nga përmbytjet tani janë ulur kryesisht në nivelin ku ishin para stuhisë, sipas matësve të përmbytjeve të Administratës Kombëtare Oqeanike Atmosferike.