Përmbytjet në Milano pengojnë trafikun dhe transportin publik

Reshjet e rrëmbyeshme në rajonin italian të Lombardisë shkaktuan përmbytje dhe ndërprerje të mëdha në Milano, veçanërisht në rrethin lindor Ponte Lambro, raporton Anadolu.
MARKETING
Lumenjtë Seveso dhe Lambro, që përshkojnë qytetin, u rritën ndjeshëm për shkak të reshjeve të shiut, duke shkaktuar shqetësime për vërshime të mundshme, ndërkohë Ponte Lambro uji ka dalë nga shtrati, duke përmbytur rrugë dhe zona të banuara.
Ekipet bashkiake dhe të Mbrojtjes Civile u vendosën në zonat e prekura, duke u përpjekur për të zbutur përmbytjet. Disa nënkalime u zhytën në ujë, duke detyruar ridrejtimin e trafikut të automjeteve dhe transportit publik.
Autoritetet monitoruan nga afër lumin Seveso. Si masë paraprake, rezervuarët për menaxhimin e ujit u hapën për të kontrolluar rritjen e rrjedhës së ujit dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm.