Përmbytjet katastrofike në Pakistan dhe Kashmir shkaktojnë mbi 300 viktima

Përmbytjet katastrofike në Pakistan dhe Kashmir shkaktojnë mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur.

Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor.

Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet.

Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të dendur deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona fatkeqësie, shkruan BBC.

Në Buner, një i mbijetuar tha se përmbytjet mbërritën si “dita e fundit të botës”.

“Dëgjova një zhurmë të fortë sikur mali po rrëshqiste. Vrapova jashtë dhe pashë të gjithë zonën duke u dridhur, sikur të ishte fundi i botës”, tha Azizullah.

“Toka dridhej për shkak të forcës së ujit dhe ndjehesha sikur vdekja po më shikonte në fytyrë.”

Kryeministri i Khyber Pakhtunkhwa, Ali Amin Gadapur, tha se helikopteri M-17 u rrëzua për shkak të motit të keq ndërsa fluturonte për në Bajaur, një rajon në kufi me Afganistanin.

Në pjesën e administruar nga India të Kashmirit, ekipet e shpëtimit nxorën trupa nga balta dhe rrënojat të premten pasi një përmbytje përfshiu një fshat në Himalaje, duke vrarë të paktën 60 persona.

Ndryshe, shirat midis qershorit dhe shtatorit sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore të Azisë Jugore.

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet janë të zakonshme dhe mbi 300 persona kanë vdekur në sezonin e këtij viti.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i ka bërë ngjarjet e motit më ekstreme dhe më të shpeshta.

MARKETING