Përmbytje në Nigeri, mbi 110 viktima pas reshjeve të dendura

Përmbytje në Nigeri, mbi 110 viktima pas reshjeve të dendura

Të paktën 110 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në qendër të Nigerisë, njoftojnë zyrtarët për BBC-në.

Reshjet kanë zgjatur për disa orë, tha kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Shtetit Niger , Abullahi Baba-Arah. Ai shtoi se “ujërat e përmbytjeve kanë mbuluar dhe shkatërruar mbi 50 shtëpi banimi së bashku me banorët e tyre”.

Sipas autoriteteve, lagjet Tiffin Maza dhe Anguwan Hausawa në qytetin Mokwa janë zonat më të prekura nga përmbytjet.

Kreu i distriktit të Mokwa-s, Muhammad Shaba Aliyu, tha se kjo është përmbytja më e rëndë që ka ndodhur në komunitet në 60 vitet e fundit.

“I lutemi qeverisë të na ndihmojë,” tha Aliyu. Kjo përkon me fillimin e stinës së reshjeve në Nigeri.

Shumë pjesë të veriut të Nigerisë përjetuan reshje të dendura dhe përmbytje gjatë vitit 2024, të cilat shkaktuan vdekje, zhvendosje të njerëzve dhe shkatërrim të shtëpive dhe infrastrukturës.

Në vitin 2022, vendi pësoi gjithashtu përmbytje të rënda që detyruan rreth 1.3 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë dhe shkaktuan më shumë se 600 viktima.

 

MARKETING