Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak i një aksidenti të tmerrshëm automobilistik.

Autobusi ka rënë në një luginë në një zonë të thellë të Pakistanit, deklaroi zëdhënësi i qeverisë lokale, Faizullah Firak. Aksidenti ndodhi në territorin e Gilgit Baltistanit.

Firak tha për mediat e huaja se të plagosurit janë dërguar në spitalet e vendit. Në Pakistan ndodhin shumë aksidente të rënda. Shkak janë shpesh mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, por edhe fakti që disa rrugë janë në gjendje tepër të keqe.

Autoritetet e vendit kanë nisur hetimet për këtë aksident tragjik. Hetuesit kanë thënë se do të dalin me rezultate konkrete se çfarë e shkaktoi aksidentin me shumë të vdekur.

MARKETING