Përfundon takimi i Osmanit me partitë politike

Përfundon takimi i Osmanit me partitë politike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përfundoi takimin e së premtes me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, pasi të shtunën Qeveria Kurti nuk mori votat e nevojshme në Kuvend.

Takimi i Osmanit me krerët partiak ka zgjatur rreth 2 orë.

Të pranishëm në takimin e përbashkët të ftuar nga presidentja Osmani ishin kreu i LVV-së, Albin Kurti, ai i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues tjerë të partive parlamentare.

Ky takim vjen pas pas dështimit të LVV-së dhe Kurtit si mandatar për ta formuar qeverinë në seancën e së dielës në Kuvend.

Në takim është diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në përputhje me Kushtetutën.

MARKETING