Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit, Badr al-Busaidi, ka bërë të ditur se raundi i tretë i negociatave indirekte bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së në Gjenevë ka përfunduar, transmeton Anadolu.

Duke shkruar në rrjetin social amerikan X, Busaidi, vendi i të cilit po ndërmjetëson bisedimet, raportoi për “përparim të rëndësishëm” në negociatat mes Teheranit dhe Washingtonit.

“Do të rifillojmë së shpejti pas konsultimeve në kryeqytetet përkatëse. Diskutimet në nivel teknik do të zhvillohen javën e ardhshme në Vjenë. Jam mirënjohës ndaj të gjithë të përfshirëve për përpjekjet e tyre, negociatorëve, IAEA-së dhe mikpritësve tanë, qeverisë zvicerane”, shtoi ai.

MARKETING