Përfundon protesta në Hagë, kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së

Përfundon protesta në Hagë, kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së

Protesta e e shqiptarëve në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve të hënën ka nisur gjykimi, ka përfunduar me thirrjet për drejtësi dhe lirimin e tyre.

Redaktori i KOHËS, Driton Mehmeti, ka thënë nga Haga se të pranishëm në këtë protestë ishin edhe ish-deputetë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Ka përfunduar me thirrjen që ish-ushtarët e UÇK-së të lirohen të pafajshëm. Të pranishëm këtu janë ish-deputetë e deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kudusi Lame i cili ka thënë se dikush po dëshiron ta kthejë Serbinë në viktimë e shqiptarët në kriminelë”, ka thënë Mehmeti.

MARKETING