Përfundoi shpallja për subvencionimin e rrymës në Maqedoni, aplikuan 878 amvisëri

Përfundoi shpallja për subvencionimin e rrymës në Maqedoni, aplikuan 878 amvisëri

Shpallja publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për vitin 2025, e destinuar për personat që i përkasin kategorisë së konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, përfundoi më 30 gusht 2025.

Në këtë thirrje kanë arritur gjithsej 878 kërkesa, të shpërndara sipas kategorive të mëposhtme:

  • Amvisëri me një ose më shumë persona me aftësi të kufizuara të rënda ose të thella intelektuale:227
  • Amvisëri me nje ose më shumë persona me aftësi të kufizuara të rëndë fizike:296
  • Amvisëri me një ose më shumë persona plotësisht të verbër:201
  • Amvisëri me një ose më shumë persona plotësisht të shurdhër:154

Komisionet përgjegjëse për përpunimin e aplikimeve janë në proces shqyrtimi. Duke filluar nga java e ardhshme, të dhënat e përpunuara do t’u dorëzohen instuticioneve përkatëse të përfshira në shpalljen publike dhe programin – përkatësisht  Ministrisë për politikë sociale, demografi dhe rini, Drejtoria e të ardhurave publike dhe EVN Maqedoni.

Komisionet, të përbëra nga tre anëtarë, do të kryejnë verifikimin e nevojshëm nëpërmjet instuticioneve dhe do të propozojnë vendime për ministrin. Mbështetja financiare do të ofrohet përmes uljes së faturës mujore të energjisë elektrike me nga 1.000 denarë në muaj, për një periudhë 12 mujore, duke u llogaritur nga data e dorëzimit të kërkesës.

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska theksoi:

„Me këtë masë po dërgojmë një mesazh të qartë se shteti qëndron pas atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Duam të sigurojmë siguri dhe dinjitet për kategoritë e cenueshme të konsumatorëve, dhe t’i ndihmojmë të përballen me sfidat e përditshme. Mbështetje financiare për energjinë elektrike është një hap konkret drejt mbrojtjes më të madhe sociale dhe qasjes së barabartë në nevojat bazë”

Mbështetja do të llogaritet në faturën mujore të energjisë elektrike, duke filluar nga muaji pas publikimit të listës së përfituesve. Sipas rregullave, mos – pagesa e dy faturave radhazi do të rezulotojë në anulimin e vendimit për mbështetje financiare.

Ministria rikujton gjithashtu se është në vijim shpallja publike për subvencione për pajisje klimaterike inverter, me të cilën synohen drejtpërdrejt konsumatorët e cenueshëm të energjisë. Afati për aplikimin është deri në fund të muajit dhe të gjitha informacionet dhe formularët e nevojshëm janë të disponueshëm në faqen zyrtare të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale.

MARKETING