Përfaqësuesi amerikan: Trump mund t’i premtojë Putinit se “NATO nuk do të zgjerohet drejt Lindjes”

Përfaqësuesi amerikan: Trump mund t’i premtojë Putinit se “NATO nuk do të zgjerohet drejt Lindjes”

Përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg tha se Trump mund të jetë gati t’i premtojë presidentit rus Vladimir Putin se NATO nuk do të zgjerohet drejt Lindjes, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për ABC News, Kellogg tha se ata kanë marrë një memorandum prej 22 pikash nga Ukraina në lidhje me armëpushimin dhe mendojnë se këto kushte janë shumë të mira. Ai theksoi se ata ende nuk e kanë parë memorandumin që Putini tha në bisedën telefonike me Trumpin se do ta dërgonte brenda një jave.

Kellogg shtoi se ka raportime se Putini ka përcaktuar me linja kryesore kushtet e tij për t’i dhënë fund luftës dhe se midis këtyre kushteve është edhe kërkesa që udhëheqësit perëndimorë të premtojnë që NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Kellogg tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është në tryezë për SHBA-në dhe mbrojti idenë se ka edhe shtete të tjera anëtare në organizatë që mbajnë këtë pikëpamje.

Sipas tij, zgjerimi në lindje përfshin Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën ndërsa Trump mund të ketë ndërmend t’i premtojë Putinit se NATO-ja nuk do të zgjerohet.

Ai tha se çështja e NATO-s dhe fati i rajoneve të Krimesë, Donetskut, Zaporizhzhias, Khersonit dhe Luhanskut do të diskutohen në negociatat që do të zhvillohen në Stamboll dhe se ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov do t’i udhëheqë këto negociata.

Përfaqësuesi special amerikan potencoi se nëse Trump ndien se po “përdoret” ose “nuk do të mund të marrë rezultate”, ai do të largohet nga negociatat dhe do t’ia lërë çështjen Evropës.

MARKETING