Përdoruesit evropianë mund të mbeten pa disa funksione të iOS 26?

Përdoruesit e Apple në Bashkimin Evropian mund të humbasin disa nga funksionet e reja për shkak të rregulloreve të rrepta që rrjedhin nga Ligji për Tregjet Digjitale (DMA).
Kajl Andir, kreu i departamentit ligjor të kompanisë, ka konfirmuar se disa funksione të ardhshme të iOS 26 do të shtyhen ose mund të mos vijnë fare në tregun evropian.
Gjithashtu paralajmërojnë se disa kërkesa lidhur me privatësinë janë joreale dhe favorizojnë disa kompani, veçanërisht ato evropiane.
Nga ana tjetër, në Kinë, që në vitin 2018 Apple ka transferuar të gjithë të dhënat e përdoruesve në qendra të të dhënave që administrohen nga kompani shtetërore, duke i lehtësuar autoriteteve kineze qasje në këto informacione.
Gjithashtu, Apple ka hequr mijëra aplikacione nga App Store-i kinez, përfshirë shërbimet VPN dhe platformat mediatike, dhe pranon censurimin e përmbajtjeve që janë të disponueshme në vende të tjera.
Duket se ekziston një dallim në qasje, ku Apple kritikon hapur rregullatorët evropianë për mbrojtjen e privatësisë dhe konkurrencën në treg, ndërsa në Kinë i përmban të gjitha kërkesat pa kundërshtime.
Për këtë arsye, shpesh kritikohen se Apple nuk është konsistent në promovimin e parimeve të tyre për privatësinë dhe lirinë e zgjedhjes së përdoruesve.