Përballje me akuzat, Trump mbërrin në Uashington
Donald Trump ka mbërritur në Uashington ku pritet të paraqitet në gjykatë për akuzat penale në lidhje me përpjekjet e dyshuara për të penguar dhe përmbysur zgjedhjet e 2020.
Aktakuzat e paraqitura përfshijnë “komplot për të dëmtuar, penguar dhe mposhtur funksionin e qeverisë federale përmes pandershmërisë dhe mashtrimit”.
Politikani republikan tashmë është akuzuar në dy raste të tjera: për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe pagesë ndaj një ylli porno.