Për të 15-ën herë me radhë po protestohet në Serbi kundër Vuçiqit

Për të 15-ën herë me radhë po protestohet në Serbi kundër Vuçiqit
BELGRADE, SERBIA – OCTOBER 10, 2021: Serbia's President Aleksandar Vucic gives a joint news conference with Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov following their talks. Russian Foreign Ministry/TASS Ñåðáèÿ. Áåëãðàä. Ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ âî âðåìÿ ñîâìåñòíîé ïðåññ-êîíôåðåíöèè ïî èòîãàì âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ðîññèè Ñåðãååì Ëàâðîâûì. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Për të pesëmbëdhjetën herë që nga vrasjet masive në Serbi në fillim të majit, protestat kundër dhunës po mbahen në Beograd, derisa ditëve të kaluara tubime janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit.

Protesta e organizuar nga një grup partish opozitare do të pasohet me shëtitje nga ndërtesa e Kuvendit Popullor deri në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë, njoftuan organizatorët.

Një nga temat kryesore të protestës të pesëmbëdhjetë është vdekja e një djali 13-vjeçar, i cili u godit nga një kabllo elektrike në qytetin e Vojvodinës, Baçka Palanka, 135 kilometra në veriperëndim të Beogradit, prandaj vendasit kanë protestuar prej ditësh, duke akuzuar autoritetet se nuk e kanë hequr kabllon pavarësisht thirrjeve të shumta.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, por edhe zëvendësimin e selisë vendore për situata emergjente, pasi siç pohojnë, tragjedia ka ndodhur për shkak se kablli i rrymës ishte varur dhe pas stuhisë që goditi së fundmi këtë pjesë të vendit, shkruan BBC në serbisht.

MARKETING