Për dy ditë 1455 kundërvajtje komunikacioni në territorin e RMV-së, 348 për tejkalim të shpejtësisë

Për dy ditë 1455 kundërvajtje komunikacioni në territorin e RMV-së, 348 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë dy ditëve të kaluara si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit që janë duke i realizuar nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1455 urdhërpagesa të dhëna, madje 145 kundërvajtje kanë të bëjnë me vozitësit që kanë marrë pjesë në komunikacion pa patentë shoferi. Njëkohësisht 20 vozitës kanë ngarë nën ndikimin e alkoolit dhe janë mënjanuar nga komunikacioni, ndërsa 179 vozitës motoçikletash janë ndëshkuar për shkak të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse, informojnë nga MPB-ja.
“Përndryshe, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, më së shumti kundërvajtje gjatë fundjavës -384 kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes, 343 për parkim të palejuar, ndërsa për kundërvajtje janë ndëshkuar edhe 51 vozitës për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 31 për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, 27 kanë kaluar në sinjalin e kuq, ndërsa shtatë vozitës janë ndëshkuar për mospërmbushjen e kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve”, theksohet në komunikatën e MPB-së.
Sipas Ligjit për Automjete, 39 automjete u mënjanuan nga komunikacioni për shkak se ishin të paregjistruara.
Nga MPB-ja informojnë se kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhme. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojmë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.

MARKETING