Pentagoni: Forcat ukrainase rrëzuan raketën hipersonike ruse falë sistemit të mbrojtjes “Patriot”

Forcat ukrainase kanë rrëzuar një raketë hipersonike ruse Kinzhal, sipas një deklaratë të Pentagonit.

“Forca ukrainase kanë rrëzuar një raketë ruse duke përdorur sistemin e mbrojtjes raketore Patriot. Siç e dini, sistemi është pjesë e një game më të gjerë të aftësive të mbrojtjes ajrore që Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar i kanë ofruar Ukrainës”, tha gjenerali Patrick Ryder gjatë një konference për shtyp.

Sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot janë përdorur nga SHBA kundër raketave balistike iraniane në Irak dhe Arabinë Saudite, por kjo është hera e parë që sistemi rrëzon një raketë hipersonike.

“SHBA, aleatët tanë, partnerët tanë, do të vazhdojnë të dërgojnë mjete dhe municione për të ndihmuar Ukrainën të kontrollojë hapësirën e saj ajrore  dhe për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qytetarët e saj nga raketat ruse dhe dronët iranianë,” shtoi Ryder.

MARKETING