Pence mund të dëshmojë ndaj Trump nëse thirret në gjyqin për zgjedhjet 2020: Askush mbi Kushtetutën

Pence mund të dëshmojë ndaj Trump nëse thirret në gjyqin për zgjedhjet 2020: Askush mbi Kushtetutën

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, tha se do të respektojë ligjin nëse do të thirrej të dëshmonte në gjyqin e ish-presidentit, Donald Trump, në çështjen zgjedhore të vitit 2020.

“Nuk kam në plan të dëshmoj, por, shikoni, ne gjithmonë do të duhet të zbatojmë ligjin. Nuk e di se cila do të jetë rruga e kësaj aktakuze,”- i tha ai Dana Bash të CNN, në një intervistë që u transmetua të dielën në “State of the Union”.

“Presidenti ka të drejtë për një prezumim të pafajësisë. Ai ka të drejtë të bëjë mbrojtjen e tij në gjykatë”,- shtoi ai.

“Por në fakt ka çështje të thella rreth kësaj, që kanë të bëjnë me Amendamentin e Parë, lirinë e fjalës dhe të tjerat. Unë jam i bindur se ai dhe avokati i tij do ti ngrenë në gjyq të gjitha ato gjëra.”

Pence u thirr nga prokurori i posaçëm në muajin shkurt për të dëshmuar para jurisë së madhe federale dhe pas disa lëvizjeve ligjore, ai dëshmoi në prill.

Trump të enjten u deklarua i pafajshëm në një gjykatë në Uashington, DC për katër akuza penale, duke përfshirë komplotin për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, lidhur me hetimin e udhëhequr nga këshilltari special, Jack Smith, në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Gjykatësi federal që do të kryesojë çështjen synon të caktojë datën e gjykimit në seancën e ardhshme më 28 gusht.

Pence tha gjithashtu për CBS News, në një intervistë që u transmetua të dielën, “ne do t’i përgjigjemi thirrjes së ligjit nëse bëhet dhe thjesht do të themi të vërtetën” nëse do ti kërkohet të jetë dëshmitar.

Në intervistën e tij me CNN, Pence tha se Trump “ka gabuar atëherë dhe ai e ka gabim edhe tani” për idenë se Pence, si nënkryetar që kryeson numërimin e votave të Kongresit të Kolegjit Zgjedhor, kishte të drejtë të refuzonte rezultatin e zgjedhjeve.

“Populli amerikan meriton të dijë se presidenti Trump më kërkoi ta lë atë mbi betimin tim në Kushtetutë, por unë e mbajta betimin tim dhe do ta bëj gjithmonë. Dhe unë jam duke kandiduar për president pjesërisht sepse mendoj se kushdo që vendos veten mbi Kushtetutën nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara. Dua të them, Kushtetuta jonë është më e rëndësishme se çdo njeri. Vendi ynë është më i rëndësishëm se karriera e çdo njeriu”, tha ai.

Të shtunën në mbrëmje, Trump shkroi në një postim të Truth Social se “Kurrë nuk i thashë … Pence të më vendoste mbi Kushtetutën”, duke e quajtur ish-zëvendëspresidentin, “delirant”. CNN

/rtsh.al/

MARKETING