Peci s’tregon me kë: Do t’i kemi numrat për qeverinë, negociatat vazhdojnë

Peci s’tregon me kë: Do t’i kemi numrat për qeverinë, negociatat vazhdojnë

Pas dështimit të votimit të Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, deputeti Faton Peci, tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për formimin e qeverisë së re, por pa treguar se me kë do të bëjnë marrëveshjen.
Ai tha se negociatat për këtë do të vazhdojnë, njëjtë si diskutimet për të vendosur nëse Albulena Haxhiu do të propozohet sërish për postin e kryeparlamentares apo dikush tjetër.
“Nuk pranojmë imponime nga jashtë”, tha ai, pak pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ata do të votonin pro Saranda Bogujevcit dhe Shqipe Selimit për postin e kryeparlamentares.
Peci gjithashtu shtoi se nuk ka pasur dorëheqje të reja dhe se ai do të vazhdojë ta kryejë detyrën e ministrit të Bujqësisë deri të formohet një qeveri e re.

MARKETING