PD e ndarë në zgjedhje, Alibeaj: Kandidatët tanë u rreshtuan në anën e duhur të historisë

E djathta u fut e përçarë në këto zgjedhje vendore. Dhe, për kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, kandidatët e tij u rreshtuan në anën e duhur të historisë.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj falenderoi kandidatët që garuan nën siglën e PD-së, duke shtuar se i dhanë shpresë PD-së dhe gjithë shqiptarëve.
“Faleminderit ju që u përballët me politikën e vjetër, në pushtet apo jo, oligarkëve…Në këtë betejë kundër të gjithëve, PD tregoi se është e vetmja vlerë, alternativë për të nesërmen e Shqipërisë.”
Po ashtu, kreu i komanduar i PD-së u bëri thirrje grupeve të numërimit që procesi të vijojë në mënyrë korrekte.