Pavarësisht thirrjes së Trumpit për të “ndalur sulmet”, Izraeli vrau 106 palestinezë gjatë 72 orëve

Pavarësisht thirrjes së Trumpit për të “ndalur sulmet”, Izraeli vrau 106 palestinezë gjatë 72 orëve
Palestinians displaced by the Israeli military offensive, shelter in tents near the rubble of houses in Jabalia refugee camp, in the northern Gaza Strip, May 8, 2025. REUTERS/Mahmoud Issa

Izraeli ka vazhduar gjenocidin e tij në Gaza, pavarësisht thirrjeve për t’i dhënë fund bombardimeve dhe se në sulmet që ka kryer në 72 orët e fundit janë vrarë 106 palestinezë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se Izraeli ka vazhduar sulmet e tij brutale duke injoruar thirrjet “ndaloni sulmet” të bëra nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump si dhe përgjigjen pozitive që Hamasi ka dhënë ndaj planit të Gazës.

Në deklaratë thuhet se midis 4 dhe 6 tetorit janë kryer 143 sulme në zona të populluara e të dendura me civilë dhe persona të zhvendosur. Në këto sulme janë vrarë 106 palestinezë, prej të cilëve 65 në qytetin e Gazës.

“Këto sulme tregojnë se Izraeli injoron thirrjet ndërkombëtare për qetësi dhe se ai është këmbëngulës në vrasjen sistematike të civilëve në Gaza”, theksohet në deklaratë ku i bëhet thirrje administratës amerikane dhe komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrin hapa seriozë, efektivë dhe urgjentë për të ndaluar sulmet dhe për të vendosur armëpushim në Gaza.

Më 29 shtator, Trump njoftoi një plan 20-pikësh që përfshinte lirimin e pengjeve izraelite dhe armëpushim në Gaza.

Hamasi më 3 tetor tha se pranon shkëmbimin e pengjeve në planin e Trumpit për Gazën dhe se disa dispozita të tjera duheshin negociuar.

Në një mesazh video në mediat sociale lidhur me planin e armëpushimit në Gazë më 4 tetor, Trump theksoi besimin e tij se Hamasi dëshiron paqe të qëndrueshme dhe se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimet e Gazës për të liruar pengjet.

MARKETING