Pasagjerët evakuohen nga aeroplani i American Airlines në Aeroportin e Denverit pasi rrota përfshihet nga flakët

Pasagjerët evakuohen nga aeroplani i American Airlines në Aeroportin e Denverit pasi rrota përfshihet nga flakët

Pasagjerët nga një aeroplan i kompanisë American Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit janë evakuuar pasi rrota kryesore e majta u përfshin nga flakët, transmeton Anadolu.

Aeroplani i tipit Boeing 737 MAX8 që fluturonte nga Denveri për në Miami ishte gati për t’u ngritur kur një problem i mirëmbajtjes me njërën nga rrotat e majta të ingranazhit kryesor të uljes u përfshi nga flakët dhe lëshoi tym të zi.

Pasagjerët në bord e përshkruan se dëgjuan një bum të fortë dhe më pas panë njërën nga rrotat të shkëputej nga aeroplani pak para se të fillojë evakuimi.

Pilotët ndërprenë menjëherë ngritjen dhe ekuipazhi nisi një evakuim emergjent. Të gjithë 173 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

American Airlines lëshoi një deklaratë që konfirmonte problemin mekanik, duke deklaruar se avioni ishte hequr nga shërbimi për inspektim dhe pasagjerëve u ishte rezervuar një fluturim zëvendësues për në Miami.

MARKETING