Pas vra*sjes së liderit të Hezbollahut, ushtria libaneze bën thirrje për ruajtjen e paqes

Pas vra*sjes së liderit të Hezbollahut, ushtria libaneze bën thirrje për ruajtjen e paqes

Pas vrasjes së sekretarit të përgjithshëm të grupi Hezbollah, Hassan Nasrallah, ushtria libaneze u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin unitetin kombëtar dhe të përmbahen nga veprimet që mund të dëmtojnë paqen civile, transmeton Anadolu.

Komanda e Ushtrisë u bëri thirrje libanezëve “të mos bien pre e veprimeve që mund të dëmtojnë paqen civile”, duke e quajtur fazën aktuale “të rrezikshme dhe kritike” për vendin.

“Armiku izraelit po zbaton planet e tij shkatërruese dhe po mbjell përçarje mes popullit libanez”, tha Komanda e Ushtrisë, duke u zotuar të zbatojë masat e nevojshme të sigurisë për të ruajtur paqen civile.

Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, në një përshkallëzim të luftës midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, të paktën 1.673 njerëz janë vrarë, përfshirë 194 gra dhe 104 fëmijë, si dhe mbi 8.600 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i përleshjeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe Izraelit më 8 tetor të vitit të kaluar.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund të përshkallëzojnë konfliktin e vazhdueshëm të Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.

MARKETING