Pas Suedisë edhe në Danimarkë është djegur Kurani
Dy protestues dogjën sot një kopje të librit të shenjtë të Islamit-Kuranit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin Kopenhagë.
Ata që kryen këtë vepër raportohet se janë pjesëtarë të grupit që quhet “Patriotët danezë”, të cilët mbajtën një demonstratë të ngjashme javën e kaluar dhe transmetuan incidentin drejtpërdrejt në Facebook.
🇩🇰🇮🇶 #BREAKING: #Protesters burned the Holy #Quran and Iraqi flag in front of the Iraqi Embassy in #Copenhagen, #Denmark#BreakingNews #Iraq #quranburning pic.twitter.com/XyHEbZfL4U
— Attentive Media (@AttentiveCEE) July 24, 2023
Disa mijëra irakianë protestuan në Bagdad të shtunën për djegien e Kuranit gjatë protestave anti-islame në Suedi dhe Danimarkë.
Organizatori i demonstratës së sotme në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën pranë flamurit irakian në tokë, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me slogane fyese.