Pas njoftimit nga MPB, Prokuroria do të hap lëndë për deklaratat e Llatasit në intervistën me Stefan Llazarov

Pas njoftimit nga MPB, Prokuroria do të hap lëndë për deklaratat e Llatasit në intervistën me Stefan Llazarov

Departamenti i krimit kibernetik i MPB-së dërgoi njoftim në Prokurorinë e Shkupit pas intervistës së YouTuber-it Stefan Lazarov me Dragan Pavloviq-Latas të transmetuar më 15 shkurt, në të cilën Pavloviq-Latas tregon se si 15-vjeçar ai dhe disa miq abuzuan dhe dhunuan një vajzë që ishte rrahur.

Në të njëjtën kohë, të dy qeshin për dhunën që e kishin bërë Llatasi me shokët.

“Ka një njoftim nga MPB. Lënda i është caktuar prokurorit, do të shohim se si do të vazhdojë rasti”, është përgjigjur prokurori publik Gavril Bubevski për “sdk.mk”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, opinioni e dënoi ashpër intervistën si nxitje të krimit të dhunës me bazë gjinore dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë.

Ata gjithashtu u bënë thirrje kompanive të shquara që reklamojnë në podkastin e Stefanovit që të tërheqin reklamat e tyre për shkak të përmbajtjes që mbështet dhe bën thirrje për dhunë.

MARKETING