Pas humbjes në zgjedhje, Rishi Sunak lajmëron dorëheqjen si lider i konservatorëve

Pas humbjes në zgjedhje, Rishi Sunak lajmëron dorëheqjen si lider i konservatorëve

Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak iu drejtua publikut britanik jashtë Downing Street për të shënuar fundin e kohës së tij në detyrë. Sunak ka konfirmuar gjatë fjalimit të tij se do të japë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore, pas një rezultati të fshirjes së partisë në zgjedhjet e mbrëmshme. Ai shtoi se kjo nuk do të bëhet menjëherë, por pasi të jetë vendosur një zëvendësim.

“Pas këtij rezultati, unë do të largohem si lider i partisë, jo menjëherë, por pasi të jenë vendosur marrëveshjet formale për zgjedhjen e pasuesit tim.”, tha Sunak.
Ai shton se është e rëndësishme që Partia Konservatore të rindërtohet për të qenë një opozitë efektive. Ish-kryeministri renditi disa nga arritjet e tij, duke përfshirë rënien e inflacionit dhe udhëheqjen e përpjekjeve globale për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

MARKETING