Pas Al Jazeera, Izraeli i del kundër edhe Associated Press, ndërpret transmetimin e drejtpërdrejtë të Gazës

Pas Al Jazeera, Izraeli i del kundër edhe Associated Press, ndërpret transmetimin e drejtpërdrejtë të Gazës

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press tha të martën se furnizimi i saj i drejtpërdrejtë nga Gaza ishte ndërprerë nga Izraeli, i cili e akuzon atë për shkelje të një ligji që lejonte autoritetet izraelite të mbyllnin Al-Jazeera në tokën e tij.

“Associated Press denoncon në termat më të forta veprimin e qeverisë izraelite për të mbyllur transmetimin tonë të drejtpërdrejtë” që tregonte Gazën dhe “konfiskimin e pajisjeve tona”, tha agjencia e lajmeve në një deklaratë për shtyp.

Agjencia ia atribuoi vendimin “keqpërdorimit nga qeveria izraelite” të ligjit të miratuar në fillim të prillit, i cili lejon ndalimin e transmetimit të mediave të huaja që minojnë sigurinë e shtetit në Izrael.

AP tha se autoritetet sekuestruan kamerën dhe pajisjet e transmetimit.

 

 

Në të njëjtën kohë, në raportin e saj për ngjarjet, agjencia sqaron se në mesin e mijëra klientëve të videove të dërguara live nga AP është përfshirë edhe rrjeti i Katarit, Al Jazeera.

MARKETING