Pas 4 dekadave konflikt, Irani dhe Egjipti arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve

Pas 4 dekadave konflikt, Irani dhe Egjipti arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve

Irani dhe Egjipti kanë arritur një marrëveshje paraprake për formimin e një komiteti të përbashkët për të ndërtuar sërish marrëdhëniet pas 40 vitesh konflikte.

Marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Egjiptit, u ndërprenë në vitin 1979 kur Kajro i njohu të drejtën e azilit Shahut të rrëzuar të Iranit Mohammad Reza Pahlavi dhe për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes Camp David me Izraelin. Që nga ajo kohë e deri më tani marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur në përgjithësi në nivel të ulët.

Edhe pse lajmi është përhapur në mediat vendase, nga të dy palët nuk është bërë ende ndonjë deklaratë zyrtare.

 

MARKETING