Parlamenti izraelit miraton projektligjin që ndalon aktivitetet e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë

Parlamenti izraelit miraton projektligjin që ndalon aktivitetet e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë

Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar një projektligj që parashikon ndërprerjen e aktiviteteve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Izrael, transmeton Anadolu.

Në votimin e mbajtur në Knesset, 92 deputetë izraelitë në parlamentin prej 120 deputetësh votuan pro projektligjit që ndalon veprimtarinë e UNRWA-së në Izrael, ndërsa 10 deputetë votuan kundër.

Ushtria izraelite ka vrarë 231 punonjës të UNRWA-së në sulmet në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

– UNRWA, e cila ofron ndihmë për miliona palestinezë, në shënjestër të Izraelit

Administrata izraelite filloi një fushatë shpifëse kundër UNRWA-së njëkohësisht me fillimin e sulmeve të saj në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023 dhe gjithnjë ka thënë se agjencia duhet të mbyllet, duke pretenduar se 14 punonjës të UNRWA-së, e cila ka 12 mijë punonjës vetëm në Gaza, “ka marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit”.

Administrata e Tel Avivit vazhdon ende fushatën për mbylljen dhe diskreditimin e agjencisë, e cila mbështet refugjatët palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kudsin Lindor, si dhe në Liban dhe Jordani, dhe e cila ka 30 mijë punonjës gjithsej, kryesisht palestinezë, në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale.

MARKETING