Parlamenti Evropian ka votuar në favor të Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian i ka dhënë votëbesim Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi ligjvënësit hodhën poshtë dy mocione mosbesimi të paraqitura nga grupet e ekstremit të djathtë dhe të krahut të majtë, raportoi Reuters.
Në votimin e parë, 378 nga 720 eurodeputetë shprehën besim tek Von der Leyen dhe ekipi i saj i komisionerëve, ndërsa në të dytin, ky numër u rrit në 383.
Rezultatet ishin më të mira se në korrik, kur 360 ligjvënës votuan kundër një propozimi të ngjashëm, megjithëse ishin pak më të dobëta se 401 votat në mbështetje që mori Von der Leyen për rizgjedhjen e saj në korrik 2024, tha agjencia.