Paralajmërimi/ Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT

Paralajmërimi/ Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT
Inteligjenca artificiale ka bërë jetën tonë më të lehtë duke na ndihmuar me detyra të lodhshme ose që kërkojnë shumë kohë, si krijimi i buxheteve apo planifikimi i vakteve javore.
Në profesion, ChatGPT është shumë i dobishëm për krijimin e përmbajtjes ose programim. Por kjo nuk do të thotë që duhet të mbështetemi tek ai për gjithçka. Edhe drejtori ekzekutiv i OpenAI ka paralajmëruar për rreziqet e besimit të verbër te ChatGPT.

Sipas CNET, ka të paktën 9 situata ku përdorimi i tij mund të jetë i rrezikshëm:

1. Aktivitete të paligjshme – Mos përdorni ChatGPT për veprime të kundërligjshme.

2. Diagnoza shëndetësore – Vetë-diagnostikimi me AI mund të jetë i pasaktë. ChatGPT mund t’ju ndihmojë vetëm të përgatitni pyetje për mjekun.

3. Shëndeti mendor – AI nuk mund të ndjejë empati apo të kuptojë gjuhën e trupit, ndaj nuk zëvendëson një psikoterapist.

4. Vendime urgjente – ChatGPT nuk mund të reagojë në raste emergjente; shërben vetëm për analiza pas ngjarjes.

5. Planifikimi financiar personal – AI mund të mos ketë informacionin më të fundit tatimor; konsultohuni me ekspertë për para reale.

6. Të dhëna të ndjeshme – Mos ndani informacion konfidencial si kontrata, të dhëna mjekësore ose dokumente personale.

7. Mashtrimi në shkollë – ChatGPT nuk duhet përdorur për detyra akademike; pasojat mund të jenë serioze.

8. Lojërat e fatit – AI nuk mund të parashikojë rezultate të sakta; përdorimi për baste është i rrezikshëm.

9. Dokumente ligjore – ChatGPT mund të ndihmojë për shpjegime, por hartimi i dokumenteve ligjore duhet të bëhet nga profesionistë.

Në përgjithësi, ChatGPT është një mjet i dobishëm për asistencë dhe këshilla, por nuk zëvendëson ekspertët profesionalë në fusha kritike.

 

MARKETING