Paralajmërimet e Kurtit dhe Osmanit për sulme në veri, Haradinaj: Kam dyshime se janë në koordinim me Vuçiqin

Paralajmërimet e Kurtit dhe Osmanit për sulme në veri, Haradinaj: Kam dyshime se janë në koordinim me Vuçiqin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur dyshime për një “koordinim” të presidentit serb Aleksander Vuçiq mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e presidentes Vjosa Osmani.

Duke folur për paralajmërimet e Osmanit e Kurtit për sulme të mundshme të grupeve në veri, Haradinaj tha Vuçiq mund t’ua bëjë tani atyre një veprim për t’ua rritur “ratingun”.

“E kam kështu një dyshim shumë të bazuar se janë në koordinim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tani ai duhet ta bëjë një veprim në mënyrë që t’ua rritë “ratingun”, këtyrë. Këta ia bënë atij (Vuçiqit) sa i kishte zgjedhjet, ai ua bënë Osmanit e Kurtit. E kam një bindje se është një marrëveshje”, është shprehur ai.
Tutje i pari i AAK-së hodhi kritika ndaj Qeverisë edhe sa i përket politikës së jashtme, duke thënë se është një zhgënjimm pasi Kosova ndodhet e sanksionar dhe e dënuar nga BE.

“Është zhgënjim, nuk ka asnjë sukses. Jemi të sanksionuar e të dënuar nga Bashkimi Evropian, jemi të kushtëzuar e të monitoruar prej amerikanëve në shumë tema, e mos me thënë të karantinuar realisht, Kosova është ë karantinuar. Na trajtojnë vetëm si problem”, ka deklaruar Haradinaj për Telegrafin.

MARKETING