Paraburgim për një person nga Shkupi, dyshohet për plaç’kitje dhe vjedhje të rënda

Paraburgim për një person nga Shkupi, dyshohet për plaç’kitje dhe vjedhje të rënda

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26-vjeçari i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale “grabitje” dhe “vjedhje të rënda”.

“Viktimat kanë qenë gra apo vajza të mitura, të cilat i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër dhe Aerodrom dhe ua ka marrë çantat, çantat e shpinës, kuletat, bizhuteritë, telefonat dhe sende të tjera me vlerë”.

“Janë siguruar prova që japin dyshimin e arsyeshëm se ai është kryerës i së paku pesë veprave të tilla, gjatë të cilave ka përfituar dobi pasurore kundërligjore prej rreth 100.000 denarë”.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit në procedurë dhe veçanërisht mundësinë e përsëritjes së veprave të tilla dhe të ngjashme, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, thonë nga Prokuroria.

MARKETING